Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shkëmb Manaj, ka vlerësuar se tubimi përmbyllës i kësaj partie ka dhënë vulën e fitores për LDK-në.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dielën, më 28 dhjetor, të votojnë për LDK-në.
“Nga tubimi madhështor në Prishtinë, aty ku vuloset fitorja e Lidhjes Demokratike të Kosovës – shpresa e Republikës sonë. Rrugëtimi ynë vazhdon ✌️. Zgjedh shpresën: LDK 123 ✔️”, ka shkruar Manaj.
Në listën e LDK-së, Shkëmb Manaj garon me numrin 29.