Kandidati për deputet nga LDK, Shkëmb Manaj ka falënderuar qytetarët për përkrahjen në këtë fushatë elektorale.
Manaj ka thënë se mbështetja që ka marrë këto ditë është nderë dhe po ashtu edhe përgjegjësi e madhe
Postimi i plotë:
Mes njerëzve të mrekullueshëm të këtij vendi, aty ku shpresa u bë zë, u bë besim, u bë forcë. ✌️
Këto momente nuk shkruhen por jetohen. Fytyra të ndershme, fjalë të sinqerta dhe dashuri të pafund për Kosovën tonë të shtrenjtë!
Unë jam njëri nga ju – kam qenë me ju dhe do të jem me ju!✌️
Faleminderit nga zemra secilit prej jush për besimin, përkrahjen dhe forcën që më keni dhënë në çdo hap të këtij rrugëtimi – kjo mbështetje është nderi dhe përgjegjësia ime më e madhe. ✌️
Rrugëtimi ynë vazhdon ✌️
LDK 123 ✔️
Lumir Abdixhiku 1 ✔️
Shkëmb Manaj 29 ✔️