Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Arben Gega, ka falënderuar votuesit e kësaj partie për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai është shprehur i kënaqur me rezultatin e arritur nga PDK-ja në Suharekë, duke theksuar se kjo degë ka shënuar rritjen më të madhe në nivel vendi.

“Faleminderit për përkrahjen tuaj. Rezultati i zgjedhjeve duhet respektuar, por jam shumë i ngazëllyer me rezultatin në Suharekë. Jemi dega e vetme e PDK-së në nivel vendi me rritje prej 30 për qind të votës së rregullt vendore. Ky rezultat na jep motiv shtesë për të ecur përpara. Faleminderit!”, ka shkruar Gega.

Reklamë