Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas rezultateve zgjedhore, ku nuk arriti të sigurojë mandat deputeti në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një postimi drejtuar qytetarëve, Tahiri ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën me votën e tyre, duke theksuar se besimi i dhënë ndaj tij përbën një përgjegjësi të madhe.
“Edhe pse votat nuk mjaftuan për të siguruar edhe një mandat si deputet, mbështetja juaj është një përgjegjësi e madhe për mua”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin politik brenda strukturave të PDK-së, duke u zotuar se do të jetë zëri i qytetarëve dhe do të punojë me përkushtim për interesin e vendit.
“Angazhimi im për ju dhe për Kosovën nuk përfundon me zgjedhjet, ai vetëm sa forcohet nga besimi juaj”, ka deklaruar Tahiri.