Drejtori i gazetës online Reporteri, Bekim Kabaashi, ka reaguar lidhur me procesin e rinumërimit të votave që po zhvillohet, duke theksuar se transparenca e plotë është thelbësore për legjitimitetin e institucioneve të reja.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nëse rinumërimi nuk shtrihet në të gjithë territorin e Kosovës, deputetët e kësaj legjislature nuk do të perceptohen si përfaqësues të vullnetit të qytetarëve.
“Nëse nuk shkohet në rinumërim në të gjithë Kosovën, deputetët e kësaj legjislature nuk do të shihen asnjëherë si përfaqësues të popullit, por përfaqësues të komisionerëve,” ka shkruar ai.