×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / E FUNDIT

    Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

    Reporteri
    16 Mars 2026 | 9:03

    Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të mëngjesit. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka mbetur i vdekur, dhe një tjetër është plagosur.

    Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, ndërsa ka konfirmuar rastin për Reporteri.net, ka treguar se një pronar i një lokali te Çarshia e Vjetër në Gjakovë dyshohet se ka shtënë me armë zjarri drejt një klienti, pas një mosmarrëveshje me ç’rast e ka lënë të vdekur.

    Ai ka thënë se i dyshuari është emër i njohur për policinë, ndërkohë që i njëjti gjendet në arrati.

    “Dyshohet që vrasja të ketë ndodhur rreth orës 05:20 në një lokal në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë. Sipas informatave të para dyshohet se pronari i një lokali pas një mosmarrëveshje me një klient ka përdor armën e zjarrit me ç’rast një person ka mbetur i vdekur në vendngjarje (vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje) ndërsa një person tjetër i plagosur është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, ka thënë Graishta për Reporteri.net.

    Ai tutje thotë se Policia po e kërkon të dyshuarin, i cili gjendet në arrati.

    “I dyshuari (në arrati për momentin) është i njohur për policinë dhe njësitet policore janë në kërkim të tij. Në vendngjarje janë të gjitha njësitet relevante, duke kryer procedurat e nevojshme ligjore nën mbikëqyrje të afërt të kryeprokuroeit të shtetit”, tha ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!