Presidenti rus Vladimir Putin ka qerasur homologun e tij Recep Tayyip Erdogan me një akullore ndërkohë që liderët botërorë ishin mbledhur në ‘Moscow International Aviation and Space Salon’ (MAKS 2019).
Dy liderët vendosën që të bënin një pushim nga inspektimi i një sërë pajisjesh aviacioni ruse për t’u ëmbëlsuar.
Pasi zgjodhën akulloret që donin, gruaja që i shiste e informoi presidentin se fatura shkonte 210 rubla ($3.20).
Ndërkohë që Erdogan vriste mendjen se kush duhej t’i paguante.
Ai pyeti: “Do e paguash edhe timen?”
Presidenti rus ia ktheu “Sigurisht që do paguaj. Ti je mik këtu në fund të fundit.”
Akulloret gjatë MAKS duket se janë bërë tashmë traditë për Putin, i cili ka bërë të njëjtin veprim në vitin 2017.
https://www.facebook.com/russiabeyond/videos/566063094199892/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.