Një ekip futbollistësh femra janë duke u vlerësuar për mirësinë dhe dhembshurinë e tyre pasi ndaluan në mes të lojës për t’u mbledhur rreth koleges së tyre të cilës i kishte rrëshqitur hixhabi.
Kjo kishte ndodhur gjatë një ndeshje të Kampionatit të Klubeve të grave WAFF në tetorit e vitit 2018 në Jordan.
Lojtaret e ekipit kundërshtar shpejt u mblodhën rreth futbollistes, duke ndaluar lojën për gati 30 sekonda, në mënyrë që ajo të mund të rregullojë flokët në intimitet.
Videoja e momentit prekës është bërë virale, pasi u nda në Twitter, ku është shikuar më shumë se 4.4 milion herë, transmeton Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.