Milot Rashica me formën që po kalon te Werder Bremen ka bërë që shumë klube të interesohen për të
Dortmundi, Leipzig dhe së fundi Schalke 04 janë vetëm disa nga shumë skuadra që po dëshirojnë ta kenë në skuadër yllin nga Vushtrria, shkruan Reporteri.net
23 vjeçari është duke refuzuar që ta rinovojë kontratën me Werderin, klub i cili dëshiron që t’ia përmirësojë dukshëm kushtet.
Por, Miloti dëshiron që të luajë në Ligën e Kampionëve dhe një gjë të tillë vështirë se do ta arrijë me Werderin.
Se kah do të shkojë vushtrriasi mbetet të shihet në afatin kalimtar të janarit, pasi ofertat për të nuk është se janë duke munguar. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.