×
  • Sport
  • Sport

    Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë turpërohet keq në Serbi

    Reporteri
    25 Tetor 2019 | 12:19

    Harry Maguire u transferua me shumë bujë te Manchester United në afatin e fundit kalimtar për transferime, por deri tani anglezi nuk është se ka treguar paraqitje të mëdha


    Manchester United e mposhti Partizanin e Beogradit në kuadër të Europa Ligës me rezultat minimal 1-0, me golin e vetëm të shënuar në këtë takim nga Anthony Martial, shkruan Reporteri.net

    Por, gjatë këtij takimi në qendër të vëmendjes ishte mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, Harry Maguire.

    Mesfushori i Partizanit, Seydouba Soumah gjatë një aksioni e turpëroi keq Magurien, duke e dribluar në mënryë brilante.

    Tifozët e futbollit kanë reaguar në rrjetet sociale ku janë tallur me 26 vjeçarin dhe çmimin për të cilin kishte paguar United për të. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!