Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në konferencën e dytë të KQZ-së, ka thënë se procesi po vazhdon pa probleme.
Ai bëri të ditur se deri në orën 11:00, numri i qytetarëve që kanë votuar është 162,439 votues apo 8.29%.
Ai shtoi se në të njëjtën periudhë kohore, në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor 2025, dalja në votime ka qenë pothuajse e njëjtë, me 2 mijë e 965 votues më shumë në zgjedhjet e dhjetorit.
Radoniqi tha se deri në të njëjtën kohë, për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 28 dhjetor 2025, kishin votuar 8.27 përqind, apo 165 mijë e 404 votues. /Reporteri.net/