×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    Rezultatet e DnV: VV 42.7%, PDK 21.5%, LDK 17.7%, AAK 7.1%

    Reporteri
    07 Qershor 2026 | 20:45

    Demokracia në Veprim ka shpall rezultatet preleminare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

    Sipas DnV-së zgjedhjet i ka fituar Vetëvendosje me rezultat 42.7%, shkruan Reporteri.net.

    E dyta renditet PDK me 21.5%, e treta LDK me 17.7%, kurse AAK e katërta me 7.1%.

    Njoftimi i plotë:

    ??? ???????? ?????????? ??????????? ??̈? ????????? ???????? ??̈? ????????? ? ??????????? ???????????? ??̈ ? ????????? ????

    Përkundër daljes dukshëm më të ulët, procesi i votimit ka rrjedhur në atmosferë të qetë ndërsa votuesit patën mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në mënyrë të lirë dhe të barabartë.
    DnV i përgëzon të gjithë qytetarët që ushtruan të drejtën e tyre të votës dhe kontribuan në mbarëvajtjen e një procesi zgjedhor demokratik, të qetë dhe përgjithësisht të rregullt. Po ashtu, vlerësohet angazhimi i KQZ-së për administrimin e procesit zgjedhor, pavarësisht afateve të shkurtra për organizim.

    Sipas DnV-së dalja e përgjithshme e votuesve deri në mbyllje të vendvotimeve ishte 37%. Në këtë përqindje nuk është përfshirë dalja e votuesve që kanë votuar me kusht dhe atyre që kanë votuar nga jashtë vendit.

    Rikujtojmë se dalja e votuesve në zgjedhjet e parlamentare të 28 Dhjetorit 2025 sipas DnV-së ishte 45%, 8% më e lartë se në këto zgjedhje. Në zgjedhjet e 9 shkurtit në intervalin e njejtë kohor ishte 44.1%, ndërsa dalja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2021 ishte 48,78%.

    Ashtu siç edhe është raportuar në intervalet tjera gjatë ditës, problematika kyçe që e ka karakterizuar procesin e votimit lidhet me vështirësitë e votuesve për të gjetur vendvotimin e saktë, përkundër që atyre u ishte ofruar mundësia nga KQZ, që përmes linkut ose përmes shkuarjes në KQZ t’a konfirmojnë Qendrën e tyre të votimit dy muaj para zgjedhjeve.

    Këto zgjedhje kanë shënuar rënie të ndjeshme të rasteve të votimit me asistencë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Ndonëse analiza më të detajuara do të nevojiten pas përfundimit të procesit për të kuptuar më mirë arsyet e këtij ndryshimi, të dhënat nga vëzhgimi tregojnë se zbatimi më i rreptë i rregullave për votimin me asistencë ka ndikuar në uljen e numrit të këtyre rasteve

    ***?????????? ???????????***

    Lëvizja Vetëvendosje LVV 42,7% (MoE +/-1,7%)

    Partia Demokratike e Kosovës – PDK 21,5% (MoE +/-1,6%)

    Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK 17,7% (MoE +/-1,1%)

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK 7,1% (MoE +/-1,1%)

    Srpska Lista – SL 6,4% (MoE +/-2,0%)

    Za Slobodu, Pravdu i Opstanak – SPO 0,8% (MoE +/-0,2%)

    **Në rezultatet preliminare nuk janë të përfshira votat nga jashtë dhe votat me kusht

    **Pragu zgjedhor prej 5% aplikohet për subjektet politike që nuk garojnë për vendet e rezervuara

    **Margjina e gabimit është për rezultatet e secilit subjekt politik

    **Këto rezultate reflektojnë 75% të mostrës, dhe rezultatet mund të pësojnë ndryshime brenda margjinave të gabimit

    DnV rikujton se pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet politike, kutitë e votimit do të dërgohen në Qendrat Komunale të Numërimit, në përcjellje të Policisë së Kosovës. Nga mëngjesi i nesërm, kutitë do të rihapen dhe do të fillojë procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike e pastaj i numërimit të votave për kandidatët e subjekteve politike.

    DnV kërkon nga subjektet politike të përmbahen nga festimet e parakohshme dhe të presin shpalljen e rezultateve preliminare nga KQZ në mënyrë që procesi të përmbyllet në atmosferë të qetë dhe demokratike, sikurse ishte gjatë gjithë ditës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!