×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajnat plaçkisin shtëpinë e policit Izet Demaj, që u vra në Istog

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 18:29

    Ende pa u bërë një vit nga vrasja në detyrë e policit, Izet Demaj, familja e të ndjerit ka marrë një goditje të radhës.Shtëpia e familjes se Izet Demaj është plaçkitur të shtunën që lamë pas.


    Burime të Indeksonline mësojnë se vjedhja ka ndodhur në kohën kur familja Demaj nuk ndodhej në shtëpi.

    Hajnat kanë vjedhur gjësende me vlerë, por që ende nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë dhe sa është vlera e dëmit.

    Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe vëllau i Izet Demajt, Mentori.

    “Po, është e vërtetë. Të shtunën ka ndodhë rasti. Policia po mirret me rast dhe aktualisht është në fazën e hetimeve” ka thënë Mentor Demaj për Indeksonline.

    Polici nga Vrella e Istogut, Izet Demaj u vra afër 1 vit më parë nga Kamer Metaj, në përpjekje për të parandaluar një vjedhje që po ndodhte në nje bankë në qytetin e Istogut.Izet Demaj ka lënë gruan dhe dy vajzat e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!