Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, duket se i ka zbutur marrëdhëniet që ka pasur me Turqinë në kohën kur ambasadore ishte Kivilcim Kilic.
I ftuar nga ambasadori i ri Cagri Sakar, Haradinaj ka marrë pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Republikës së Turqisë, shkruan Reporteri.net.
Në ambasadën turke, Haradinaj ka shprehur urimet për popullin dhe shtetin turk, duke uruar për thellim të marrëdhënieve bilaterale.
“Në Ditën Kombëtare të Republikës së Turqisë, isha i nderuar që t‘i bashkohem festës së organizuar nga ambasada e shtetit turk në Prishtinë. Përmes ambasadorit Çağrı Sakar, shpreha urimet për prosperitetin e popullit dhe shtetit turk, si dhe gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, Haradinaj e kishte shkarkuar ministrin Flamur Sefaj pas deportimit të gylenistëve, veprim që pati ngjallë reagimin e Erdoganit ndaj kreut të qeverisë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.