×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet personi që sulmoi prokurorin në Prizren

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 20:47

    Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se gjatë një aksioni të Drejtorisë Rajonale të Hetimeve në Prizren, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, është kapur dhe arrestuar personi B.Rr., i dyshuar lidhur me sulmin e djeshëm ndaj Prokurorit të Shtetit Atnor Skoro.


    I njëjti është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj tij do të vazhdohet me procedura të mëtejme hetimore.

    “Prokurori Skoro duke u kthyer në vendin e tij të punës, afër objektit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është sulmuar nga i dyshuari B.Rr. i cili e ka goditur në kokë, si pasojë e së cilës ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Prizrenit.

    “Prokuroria Themelore në Prizren i dënon ashpër sulmet e tilla ndaj prokurorëve dhe punës së tyre, si dhe është e vendosur në luftimin e krimit dhe do t’i hetoj dhe akuzojë të gjithë personat që shkelin ligjin” , thuhet në komunisten e Prokurorisë së Prizrenit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!