Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit të kësaj të martë në qytetin e Fier. Policia bën me dije se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjithashtu autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Fier/Informacion paraprak-Rreth orës 02:30, në lagjen “Kastriot”, dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse dera e jashtme e një subjekti, në pronësi të shtetasit A. K.

Reklamë

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njofton policia.