Presidenti amerikan, Donald Trump, është kritikuar në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje të krijuar me inteligjencë artificiale, në të cilën ai shfaqet duke u përballur me një tigër dhe më pas duke e zbutur atë.
Reagimet negative erdhën pasi një 24-vjeçar, William Chapman, humbi jetën të shtunën në parkun “Yorkshire Wildlife Park” në Angli, pasi u fut në një hapësirë të rrethuar dhe u sulmua nga një tigër siberian i quajtur Atai.
Pamjet e sulmit fatal kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ndërsa familja e Chapmanit u ka bërë thirrje njerëzve të mos i shpërndajnë më videot e incidentit.
Në videon e publikuar nga Trump, tigri tenton ta sulmojë presidentin amerikan, por versioni i tij digjital arrin ta largojë kafshën, ta zbusë dhe më pas të krijojë një raport miqësor me të. Në sfond dëgjohet kënga “The Lion Sleeps Tonight”.
Trump e publikoi videon të martën në platformën e tij “Truth Social”, pak çaste pasi kishte shpërndarë pamje reale të sulmit fatal. Në mbishkrimin e videos, ai shkroi: “Mos u tallni kurrë me natyrën! Presidenti DJT!”.
Publikimi nxiti reagime të shumta, me komentues që e cilësuan videon si të papërshtatshme, duke pasur parasysh vdekjen e të riut dhe kërkesën e familjes së tij për të ndaluar shpërndarjen e pamjeve të ngjarjes.
Gazetari britanik Piers Morgan ishte ndër ata që reaguan ndaj postimit të presidentit amerikan.
“Kjo është jashtëzakonisht pa shije. Fshije”, shkroi Morgan në platformën X.
Sipas raportimeve, Chapman kishte publikuar në rrjetet sociale disa fotografi dhe video në ditët para incidentit. Në njërën prej tyre, ai shihet duke hyrë në hapësirë