Ka vdekur prokurorja Ajshe Ferati, e cila shërbente në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Lajmi për vdekjen e saj është bërë i ditur nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, përmes një telegrami ngushëllimi drejtuar familjes Ferati.

Gashi ka shprehur ngushëllimet e tij dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë punuar me prokuroren Ferati.

Reklamë

Në telegramin e ngushëllimit thuhet se vdekja e saj përbën humbje të madhe jo vetëm për familjen, por edhe për tërë sistemin prokurorial të Kosovës.

Prokurorja Ajshe Ferati do të kujtohet për kontributin e saj në shërbim të drejtësisë, vlerat njerëzore dhe profesionale, si dhe për përkushtimin ndaj institucionit dhe vendit.

“Ndarja e saj nga jeta përbën një humbje të madhe jo vetëm për familjen tuaj, por edhe për tërë sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës, të cilit prokurorja Ferati i shërbeu me përkushtim, profesionalizëm dhe integritet”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi.