×
  • Lajme
  • Lajme

    Atifete Jahjaga takohet me ish-sekretaren Albright

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 8:29

    Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka takuar ish-sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright.


    Jahjaga përmes një postimi në Facebook ka falënderuar ish-sekretaren për pjesëmarrjen në festimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

    “Shumë e nderuar me mikëpritjen e Sekretares Albright, të cilën e falënderova edhe njëherë që ishte pjesë e festimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë. Sekretarja Albright tha që ka kujtime të jashtëzakonshme nga kjo ngjarje, dhe që kudo që shkon flet për mikëpritjen e popullit të Kosovës”, ka shkruar Jahjaga.

    Në fotografinë e postuar me Madeleine Albright, ish-presidentja ka shkruar “Jemi me fat që të kemi Sekretare Albright”.

    https://www.facebook.com/atifete.jahjaga.zprk/posts/2589556624466798

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!