Ka disa ditë që punëtorët e Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Bujqësisë që po bëhen gati “dhunshëm” për t’i liruar zyrat.
Në objektin ku qëndronin për shumë vjet këto dy ministri, shumë shpejt pritet të ambientohet Presidenca e Kosovës.
Ministria e Bujqësisë duket se nuk e ka fare vëmendjen te dokumentet zyrtare, të cilat paraqesin gjëra me vlerë dhe rëndësi.
Indeksonline ka siguruar fotografi ku shihet se në mënyrë krejt skandaloze janë hedhur dokumentet zyrtare si lecka nëpër korridore të ministrisë.
Dokumentet po barten nga palët e jashtme, pa kurrfarë komisioni për pranimdorëzim të dokumenteve.
Siguria e bartjes së dokumenteve është zero dhe ato mund të preken apo asgjësohen nga persona të tjerë, shkruan Indeksonline.
Më shqetësuese është situata pasi që bëhet fjalë për shumë dokumente, të cilët janë të arkivuara prej shumë vjetësh në objektin e Ministrisë së Bujqësisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.