Komisioni Qendror i Zgjedhjeve prite të mblidhet gjatë ditës së sotme.
Në mbledhjen e KQZ-së e cila është paraparë të fillojë nga ora 15:30, ndër të tjera do të diskutohet edhe për vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe rrjedhën e procesit zgjedhor.
Ky është rendi i ditës:
1. Hyrje – Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;
2. Njoftim lidhur me vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe rrjedhën e procesit zgjedhor;
3. Raport nga Këshilli për Çështje Ligjore:
– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal në Pejë dhe Klinë.
4. Të ndryshme;