×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi: Me Nismën në Kuvend, dihet fati i qeverisë Kurti – do të dështojë si të tjerat

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 13:30

    Anulimi i votave të ardhura me postë nga Serbia, ka bërë që koalicioni NISMA/AKR/PD, të kalojnë pragun zgjedhor, duke hyrë kështu në Kuvendin e Kosovës.


    Sipas rezultateve të deritanishme, ky koalicion, ka arritur 43.138 vota apo 5,28% të rezultateve të përgjithshme.

    E lidhur me këtë ka reaguar, kandidati i PDK-së për deputet, Blerim Latifi.

    Ai ka thënë se me këtë veprim, janë rritur gjasat që formimi i qeverisë së re do të dështojë.

    Kjo për shkak, që sipas tij, humbja e tre deputetëve nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe një nga LDK, ka bërë që tanimë të kemi vështirësi në arritjen e numrave të nevojshme për formimin e qeverisë.

    “Zakonisht kur ndodhin rotacionet politike, njerëzit përfshihen prej një lloj entuziazmi se tash e tutje gjërat do të lëvizin në drejtimin e duhur. Në Kosovë, ky entuziazëm kalon shpejt, sepse shpejt kuptohet se fati i qeverisë së re, pak a shumë, do të jetë i ngjashëm me atë të qeverive të kaluara”

    Në shkrimin e tij në facebook, Latifi thotë se secila qeveri që vjen në pushtet objektivisht e ka të pamundur t’i realizojë pritjet e mëdha nga njerëzit për shkak te kufizimeve financiare te saj dhe keqmenaxhimit të fondeve.

    “Secila qeveri në Kosovë është paracaktuar të dështoj, për shkak se objektivisht e ka të pamundur ta mbyll hendekun e thellë i cili ekziston midis pritjeve të mëdha që kanë njerëzit nga qeveria dhe burimeve të kufizuara financiare të saj. Kur krejt kësaj i shtohen edhe keqmenaxhimi i këtyre burimeve dhe korrupsioni i militantëve të ardhur në pushtet, atëherë dështimi vetëm sa përshpejtohet dhe mandatet ndërpriten para kohe”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!