Takimi i befasishëm, në të cilin presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takuan me presidentin francez, Emmanuel Macron, ka përfunduar pa ndonjë epilog konkret.
Siç shkruan gazeta serbe “Blic”, qëllimi i Macronit ishte që të përpiqet të ndikojë tek të dy palët që të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të provojnë të arrijnë deri te një zgjidhje kompromisi, transmeton Reporteri.net.
“Vuçiq ishte i hapur, dhe para Makronit tha se nuk i intereson aspak që Kosova ta njohë Serbinë sepse Serbia tashmë është njohur nga ana e të gjitha vendeve të botës”, citon Blic të ketë deklaruar Vuçiq para Macronit.
Ai kështu u përgjigj ndaj deklaratave të Thaçit, për gatishmërinë e Prishtinës “për të vazhduar dialogun, për hir të arritjes së një marrëveshje që do të thoshte njohje e ndërsjellë mes të dy palëve”, shkruan tutje kjo gazetë.
Ndërkohë, presidenti Thaçi ka folur pas takimit duke thënë se aty ka rikonfirmuar se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun në kërkim të një marrëveshjeje për paqe, e cila duhet të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara, por edhe më shumë paqe e stabilitet në tërë rajonin tonë. /Reporteri.net
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3165889140148090
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.