Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi pas vendimit të fundit të PZAP-së për votat nga Serbia, përmes një statusi në Facebook ka shkruar se vendimet e PZAP-it janë të mbështetura në Kushtetutë dhe në Ligjin për zgjedhjet e lira e demokratike.
Sipas tij futja e votave në KQZ-së cenon të drejtën e qytetarëve të Kosovës, shkruan Reporteri.net
“Me vendimin e PZAP-së, nuk ka humbur asnjë parti politike që ishte pjesë e garës zgjedhore, por ka fituar demokracia dhe vullneti i lirë i sovranit i shprehur në zgjedhjet e lira të 6 tetor 2019.Kësaj fitore demokratike e ligjore duhet t’I gëzohemi të gjithë dhe sidomos duhet t’I gzohen partitë që në këto zgjedhje dolen të parat. Ato e kanë për obligim ligjor që t’i përmbahen ligjit dhe të bëhen guardian të ligjit e të demokracisë”, shkruan tutje Krasniqi.
Ai theksoi se është e frikshme kur një parti ende pa u ulur në kolltukun qeverisës tenton ta grabisë vullnetin qytetarë me vota të huaja e të kontrabanduara.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Vendimet e fundit të PZAP-së, janë vendime të mbështetura në Kushtetutë dhe në Ligjin për zgjedhjet e lira e demokratike. Në ketë frymë, pa asnjë mëdyshje është vendimi për largimin e votave të kontrabanduara nga Serbia. Futja e atyre votave në sistem nga KQZ-ja, ishin kryekrejt antiligjore dhe cenonin rënd vullnetin e qytetarëve të lirë të Kosovës.
Me vendimin e PZAP-së, nuk ka humbur asnjë parti politike që ishte pjesë e garës zgjedhore, por ka fituar demokracia dhe vullneti i lirë i sovranit i shprehur në zgjedhjet e lira të 6 tetor 2019.
Kësaj fitore demokratike e ligjore duhet t’i gëzohemi të gjithë dhe sidomos duhet t’i gëzohen partitë që në këto zgjedhje dolen të parat. Ato e kanë për obligim ligjor që t’i përmbahen ligjit dhe të bëhen gardian të ligjit e të demokracisë.
Është e frikshme, kur një parti ende pa u ulur në kolltukun qeverisës tenton ta grabisë vullnetin qytetarë me vota të huaja e të kontrabanduara.
NISMA Socialdemokrate nuk kërkon askujt t’i rrembej mandate, por as nuk do të pranojë grabitjen e mandateve nga askush, përkundrazi kërkon vetëm e vetëm vullnetin e lirë të sovranit që u shpreh më 6 tetor 2019.
Reporteri.net