×
  • Lajme
  • Lajme

    Humb jetën një person pas një aksidenti në magjistralën Prishtinë-Podujevë

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 18:56

    Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Podujevë- Prishtinë, saktësisht në hyrje të Podujevës, ku si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur i vdekur.


    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se rreth orës 17:25 ka ndodhur një aksident në mes të një veture dhe një këmbësori.

    “Me datën 12.11.2019 rreth orës 17:25 në magjistralen Podujevë-Prishtinë (te Qershijat e Llapashticës) ka ndodhe një aksident trafiku me fatalitet në mes të një veture dhe një këmbësori. Në vendin e ngjarjes emergjenca ka konstatuar vdekjen e këmbësorit mashkull. Njësitet policore po merren me ekzaminimet në vend ngjarje”, ka thënë Krasniqi për Reporteri.net

    Ndërsa në vendin e ngjarjes emergjenca ka konstatuar vdekjen e këmbësorit mashkull. Njësitet policore po merren me ekzaminimet në vend ngjarje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!