Një person është arrestuar të martën pasi kishte marrë djalin nga shkolla pa dijeninë e ish-gruas.
Ai nuk e kishte ka përfillur urdhrin mbrojtës të gjykatës.
Rasti ka ndodhur në Fushë-Kosovë dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. “Marigona”, Fushë- Kosovë 12.11.2019 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që ai nuk ka përfillur urdhrin mbrojtës të gjykatës, ku nga shkolla ka marrë të birin e tij viktimën mashkull shqiptar (i mitur) pa dijeninë e ish-bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net/.