reu i Shtetit, Ilir Meta u shpreh sot se pret që më datë 8 Dhjetor, ditën e Rinisë, shqiptarët t’i bashkohen për një tubim pranë sheshit “Demokracia” në qytetin Studenti në kryeqytet.
Meta theksoi se kjo klasë politike ka marrë fund dhe se në vend duhet të zhvillohet një referendum.
Ai tha se sapo të arrij të bind popullin për referendumit do të largohet nga politika dhe nga Tirana.
“Ta zgjedhi populli shqiptar, ka gjë me transparente këtu. Duam t’i heqim presidentit kompetencat, patjetër e vendos populli. Ja kjo është shumë e thjeshtë, pse është kaq e vështirë. Duan njerëzit të shkatërrohet Vjosa? Të bëhet referendum. Për gjithçka që gjykohet. Është bllokuar qëllimisht që popullit të mos zgjedhë. Dialog s’ka, asgjë nuk ka. Populli ka vetëm një detyrë: Të mos ikë nga sytë këmbët. Unë e shoh si sfidë. Sapo ta bëj do të iki nga politika, nga Tirana. Do iki t’ju pres për rafting andej”, u shpreh Meta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.