Në Stamboll kandidati për kryebashkiak i CHP ka më shumë se 22,000 vota përpara kundërshtarit të tij nga partia e Erdoganit, pasi votat e fundit u numëruan, sipas bordit zgjedhor të vendit.
Kandidati i partisë opozitare, Ekrem Imamoglu, përmes rrjetit social “Twitter” e ka shpallur veten kryebashkiak të qytetit të Stambollit, sipas të dhënave të fundit ka rreth 22,000 vota me shumë se sa kundërkandidati nga partia e AK, transmeton Reoporteri.net.
Partia AK në pushtet e Tayyip Erdogan të hënën ka humbur kontrollin e dy qyteteve më të mëdha të Turqisë, Stambollin dhe Ankaranë, në një goditje të zgjedhjeve lokale që mund të komplikojnë planet e presidentit për të luftuar recesionin.
Erdogan, i cili ka dominuar politikën turke që kur ka kaluar në pushtet 16 vjet më parë dhe ka vendosur një kontroll të rreptë, ka bërë fushatë pa pushim për dy muaj përpara votimit të së dielës, të cilën ai e përshkroi si një “çështje mbijetese” për Turqinë.
Ndërsa kreu i opozitës, Kemal Kiliçdaroglu, CHP tha “Njerëzit kanë votuar në favor të demokracisë, ata kanë zgjedhur demokracinë,” i cili mbajti bastionin bregdetar të Egjeut në Izmir, qyteti i tretë më i madh i Turqisë.AKP ka kontrolluar Stambollin dhe kryeqytetin e Ankarasë për 25 vjet.
Rezultatet do të sjellin ndryshime të personelit në nivelet më të larta të qeverisë, sipas burimeve brenda dhe afër AKP. /Reporteri.net/.