Ditë më parë, ka ndodhur në plagosje me armë zjarri në afërsi të lokalit të natës “Duplex”, në Prishtinë.
Në këtë rast, katër persona janë plagosur me armë zjarri, ndërsa gjashtë persona konsiderohen si të dyshuar. Mirëpo policia ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy prej tyre, e ç’rast janë dërguar në mbajtje, shkruan Reporteri.net.
“Vrasje e rëndë në tentativë & Armëmbajtje pa leje & Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm. Rr. Rinia, Prishtinë 09.11.2019 – 02:00. Lidhur me rastin me datën 26.11.2019 janë arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale të cekura më lartë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Kujtojmë se i dyshuari kryesor për këtë rast është Arsim Mehmeti, i njohur si “Llepota”, i cili ende ndodhet në arrati. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.