×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëndohen 5 persona në ndërtesën 44 katëshe në Prishtinë

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 11:53

    Pesë persona janë lënduar në ndërtesën 44-katëshe derisa kanë qenë duke punuar.


    Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Reporteri.net lëndimin e 5 personave.

    “Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Robert Doll’ në Prishtinë, derisa kanë qenë duke punuar në një ndërtesë, janë lënduar 5 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.

    Ajo nuk ka dhënë detaje për gjendjen e të lënduarve derisa ka shtuar se organet përgjegjëse janë duke u marrë me rastin.

    “Me rastin po merren njësitet policore në koordinim me institucionet përkatëse”, ka deklaruar ajo. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!