Shqipëria mbrëmë është goditur nga një tërmet 6.4 ballë i Rihterit me ç’rast ka shkaktuar 31 viktima dhe ende janë duke u kërkuar trupa të tjerë.
Sot, pothuajse tërë Kosova i ka sytë nga Shqipëria ku janë mobilizuar i madh dhe i vogël që t’i dalin në ndihmë vëllezërve në Shqipëri.
Mirëpo ata gjatë ditës së djeshme u desh të paguanin taksë në Rrugën e Kombit, pavarësisht vullnetit të tyre të mirë për të ndihmuar, shkruan Reporteri.net.
E sot është marrë vendimi që të gjithë personat që shkojnë në Shqipëri, për të dërguar ndihma për të prekurit nga tërmetet, do të lirohen nga pagesa e taksës në “Rrugën e Kombit”.
Lajmi fillimisht u njoftua nga grupi “Maraklitë të kerreve”. Lajmi më pas është konfirmuar edhe nga kompania “Albanian Highway Concession”, e cila menaxhon “Rrugën e Kombit”.
Kjo kompani ka njoftuar se që nga dita e djeshme ka vendosur të lejojë kalimin pa pagesë të të gjitha makinave; individëve shoqatave, institucioneve të Kosovës, të Shqipërisë, të cilët janë solidarizuar apo që kanë sjellë ndihma për t’iu ardhur në ndihmë dhe mbështetje të prekurve nga tërmeti.
“Albanian Highway Concession, kompania që menaxhon “Rrugën e Kombit”, që nga dita e djeshme ka vendosur të lejojë kalimin pa pagesë të të gjitha makinave; individëve shoqatave, institucioneve të Kosovës, të Shqipërisë etj. të cilët janë solidarizuar apo që kanë sjellë ndihma për t’iu ardhur në ndihmë dhe mbështetje të prekurve nga tërmeti. Këto grupe personazh do të lejohen të kalojnë pa pagesë deri në përfundimin e situatës emergjente”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Reporteri.net