×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Varrosen gjashtë nga viktimat e tërmetit në Shqipëri, në mesin e tyre edhe një 4 vjeçare

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 15:43

    Në Shqipëri janë varrosur gjashtë nga 27 viktimat të cilët u gjetën nën rrënoja nga tërmeti i fuqishëm i së martës.


    Mediat kanë shpërndarë një foto nga një kënd ku janë vënë njoftimet për varrimin e gjashtë prej 27 të vdekurve.

    Ndërkohë, mëngjesin e sotëm në Spitalin e Traumës humbi jetën Saimir Gregu 31-vjeç banor i zonës së Thumanës. Ndërsa nga rrënojat janë nxjerrë dy persona të tjerë, njëri i identifikuar si Klement Cupi 32-vjeç.

    Ndërkohë sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë plagosur mbi 650 persona, ndërsa mbi 40 janë shpëtuar.

    Që prej mëngjesit të djeshëm deri sot në gjithë territorin e Shqipërisë janë regjistruar mbi 500 tërmete.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!