×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tërmeti i fundit 5.6 rihter në Shqipëri, ndërpriten përkohësisht operacionet e kërkim shpëtimit

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 16:10

    Ndërsa lëkundje të forta tërmeti u regjistruan vetëm pak çaste më parë, ministrja e mbrojtjes bën me dije se për arsye sigurie të gjitha operacionet e kërkim shpëtimit janë ndërprerë për pak minuta.


    Sipas IGJEUM, goditje e fundit ishte me magnitude 5.6 ballë e shkallës rihter, me epiqendër në Adriatik.

    Qytetarët e Durrësit dhe Tiranës e kanë ndjerë dridhjen, e madje në disa pamje LIVE të televizioneve dëgjohen njerëz që flasin për tërmetin ndërkohë që po punonin për të shpëtuar të mbeturit nën rrënoja nga tërmeti i djeshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!