×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërmet i fuqishëm derisa Thaçi po u fliste mediave live, shashtriset nga frika presidenti kosovar

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 16:22

    Një termet tjetër ka goditur Thumanën para pak minutash. Ndërkaq në momentin e lëkundjes së tokës, prezent ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po fliste live para mediave.


    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar Thumanën, për t’u solidarizuar me familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit e tërmeteve që kanë goditur Shqipërinë.

    Por ajo çka bie në sy nga ky moment, është reagimi i presidentit Thaçi i cili duket goxha shumë i frikësuar, shkruan Reporteri.net.

    Ai shihet teksa ndërpret fjalën e tij para mediave dhe këthen kokën mbrapa.

    Në video shihen edhe lëkundjet.

    Derisa Thaçi po fliste, një tërmet tjetër ka goditur Thumanën, i cili ishte me magnitudë 5.6 shkallë të rihterit.

    Thaçi ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në këto momente të rënda. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!