Një tërmet i fortë ka goditur sërish territorin e Shqipërisë në orët e pasdites. Lëkundjet kanë qenë të forta dhe kanë zgjatur për disa sekonda.
Tërmeti i fundit me magnitudë 5.6 shkallë të rihterit ndodhi pikërisht në momentin kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ishte duke folur para mediave nga Thumana.
Mediat në Shqipëri ishin duke e përcjellë live fjalimin e Thaçit, ndërkaq janë publikuar edhe disa pamje të reagimit të presidentit Thaçi në momentin e tërmetit, shkruan Reporteri.net
Fillimisht konfuz me atë çfarë po ndodhë presidenti Thaçi shihet teksa kthen kokën mbrapa, por qëndron relativisht i qetë.
Mirëpo në disa pamje të publikuara nga një kënd tjetër shihet momenti kur Thaçi në panik kthehet mbrapa për të shikuar se çka po ndodhë pas tij. /Reporteri.net/.