×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E fundit: Edhe Lezha goditet nga një tërmet i fortë

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 17:30

    Vetëm pak minuta më parë tërmeti me magnitudë 4.3 ballë të shkallës rihter ka prekur Lezhën, pas atij prej 5.3 ballë që ra në Durrës e Thumanë një orë më parë.


    Epiqendra e të parit ka qenë në Durrës, ndërsa tashmë epiqendra ka qenë në Lezhë. Lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Velipojë, Shëngjin e deri në Laç.

    Por, ende nuk dihet për dëmet e tërmetit të pasdites së kësaj të mërkure. Toka nuk gjen qetësi.

    Lëkundje të tmerrshme tërmeti janë ndjerë vetëm pak minuta më parë me një fuqi të madhe. Tërmeti ka zgjatur disa sekonda dhe ka qenë mjaft i fortë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!