×
  • Lajme
  • Lajme

    Batanijen që shqiptarët ia dhanë babait të saj gjatë luftës, vajza e ish-ushtarit të UÇK-së e nis në Shqipëri

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 19:26

    Kosovarët po vazhdojnë t’u qëndrojnë afër vëllezërve e motrave shqiptare, pas tragjedisë së djeshme.Në mënyra të ndryshme, e aq sa po kanë mundësi të gjithë po ndihmojnë.


    E, një vepër humane dhe mjaftë domethënëse, ka vendosur ta bëj si shenjë falenderimi edhe vajza e ushtarit të UÇK-së, Erita Sadikaj.

    Batanijen që babai i saj e ka përdorur gjatë luftës kur ka qenë në Shqipëri, të cilën ia kanë dhuruar shqiptarët gjatë viteve 1998 – 1999, Erita ka shprehur dëshirë ta dhurojë për ndonjë të pastrehu që po e kalon natën nën qiell të hapur.

    Nuk është Erita e vetmja që po bën një gjest kaq human, shumë të rinj në çdo qytet të vendit tonë, nuk po rrinë duarkryq.

    Madje, edhe një shitës i krem bananeve në Prishtinë, sot dhuroi fitimet e tij të ditës prej 5 eurove për shqiptarët.
    Vepra si këto, na bëjnë të ndihemi krenar dhe më të bashkuar se kurrë më parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!