Tërmeti që goditi dje Shqipërinë bëri bujë të madhe në gjithë botën, ndërsa mediat i dhanë shumë rëndësi ngjarjeve që ndodhën në Durrës, por televizioni Klan në vend se të vazhdojë me raportim rreth tërmeteve po transmeton seriale turke
Shqipëria po kalon momente të vështira ku nga tërmeti i djeshëm prej 6.4 shkallë të rihterit mbeten të vdekur 30 persona, mbi 600 u lënduan dhe pati shumë dëme materiale, raporton Reporteri.net
Mediat në Kosovë po i japin shumë rëndësi ngjarjeve që po ndodhin në Shqipëri, ku edhe sot para disa orëve pati tërmet prej 5.3 shkallë të rihterit.
Por, në Shqipëri televizioni kombëtar, Klan, në vend se të raportojë për tërmetet që po godasin vazhdimisht vendin, ata po transmetojnë seriale turke.
Kujtojmë që edhe dje televizioni kombëtar ka vepruar njëjtë duke transmetuar seriale turke, duke e lënë anash raportimin për tërmetin dhe pasojat që solli në Shqipëri. /Reporteri.net/