×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e Kosovës do të jap para për të kthyer në Kosovë 2 gjilanasit e vdekur nga termeti

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 20:13

    Ambasada e Kosovës në Shqipëri ka marrë përsipër të gjitha obligimet për kthimin e trupave të pajetë të të dy vëllezërve Abazi nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, të cilët vdiqën si pasojë e tërmetit në Shqipëri.


    Përderisa edhe Ministria e Financave ka ndarë 20 mijë euro për familjet e këtyre dy vëllezërve.

    “Ministri i Financave, Bedri Hamza, me qëllim të ofrimit të ndihmës materiale për familjet e viktimave të cilat pësuan nga tërmeti në Durrës, duke u bazuar në kompetencat e tij ligjore si ministër i Financave, ka marrë vendim që të ndihmojë në total me shumën 20,000 euro, duke ndarë nga 10,000 euro për familje të Shemsedin dhe Isa Abazit”, thuhet në komunikatë të Ministrisë.

    Shemsedin e Isa Abazi, për 15 vjet kishin punuar në Shqipëri, duke bërë tregti me pjesë të veturave.

    Familjarët e tyre tregojnë se trupat e dy vëllezërve pritet të kthehen në Kosovë gjatë pasdites të së mërkurës.

    Varrimi i tyre do të bëhet të enjten, në orën 12:30, në varrezat e fshatit Livoç i Epërm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!