×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhimbja s’ka fund: Edhe një 22 vjeçare nxirret e vdekur nga rrënojat, shkon në 31 numri i viktimave

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 23:12

    Në këto momente është nxjerrë një trup në zonën e ish kënetës në Durrës, duke çuar kështu në 31 numrin e deritashëm të viktimave.


    Viktima është Griselda Lala, 22 vjeç, trupi i së cilës është nxjerrë nga godinë 4 katëshe e familjes Lala, transmeton Reporteri.net.

    Mediat në Shqipëri raportojnë se në këtë vend po vazhdon kërkimi për 5 persona të tjerë që dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja.

    Ndërkohë, ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë edhe në disa lokacione të tjera në Durrës, pasi mendohet se edhe rreth 20 persona kanë mbetur nën rrënoja./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!