×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot i jepet lamtumira dy vëllezërve kosovarë që humbën jetën pas tërmetit në Shqipëri

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 9:54

    Dy vëllezërve nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, Isa dhe Shemsi Abazi, që kanë humbur jetën nga tërmeti që goditi të martën Shqipërisë do t’ju jepet lamtumira e fundit sot.


    Isa dhe Shemsi Abazi do të varrosen sot në orën 12:30 në varrezat e fshatit Livoç i Epërm të Gjilanit.

    Lajmin për varrimin e dy vëllezërve e kanë bërë të ditur familjarë të tyre në rrjete sociale.

    Dy të ndjerët po qëndronin në hotelin Tropikal në Durrës, i cili u rrënua tërësisht pas goditjes nga tërmeti i djeshëm.

    Deri më tani janë të konfirmuar 40 persona të vdekur, mbi 600 të lënduar dhe mijëra të pastrehë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!