Familja Cakoni ka humbur dy anëtarë të saj, kryefamiljari Kastriot Cakoni dhe vajza e tij Dirta Cakoni, ndërsa në gjendje të rëndë është edhe bashkëshortja e Kastriotit, Manjola Cakoni.
Motra e Manjolës, Siamira Baçi mes lotës thotë se Manjola ende nuk është në dijeni që ka humbur burrin dhe vajzën.
“Sot bëhet varrimi në orën 1. Ajo nuk di asgjë. Motra dhe vëllai janë shumë të plagosur nga zemra sepse sot përcillet një engjëll. Ne jemi të vrarë, motrës nuk i kemi thënë asgjë. Gjendja e motrës është kritike. Djali i saj është shumë mirë, por motra është në gjendje shumë kritike” tha Siamira Baçi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.