Aureli është një ndër banorët që jetonte në pallatin e dëmtuar nga tërmeti në Thumanë.
Në , Ora News Aureli tregon momentet e tmerrit dhe fjalët e fundit me fqinjët të cilët vdiqën nën rrënoja.
Aureli tregon se në orët e para të 26 nëntorit, në lëkundjen e parë largoi nga apatamenti nusen dhe vajzën, i coi në shtëpinë e tezes dhe është kthyer sërish në apartament.
Lëkundja e dytë më gjeti brenda në apartament. Kur ra një lëkundje tjetër mu bllokua dera, dola në ballkon dhe u thashë komshive të katit të pestë të dilnin nga shtëpia por ata nuk pranuan.
“Tërmeti i dytë zuri më e fortë. Në momentin shkoj tek dera për të dalë mu bllokua dera. Shkoj tek ballkoni dhe u thashë komshive të dilnin jashtë. Kur pushoi lëkundja mu hap porta. Nga jashtë u thashë sërish komshive të dilnin jashtë, por ata më thonin: Allahu do na ndihmojë”. Nuk kaluan as 45 minuta kur ra tërmeti i fortë. Mora në telefon policinë dhe i thashë njoftoi lart se këtu është tragjedi. Nuk mund të fshehë as dhimbjen dhe as frikën”, tha ai.
Ariela, vajza 4 vjece e cila është një ndër viktimat që humbi jetën nga tërmeti ishte shoqja e vajzës së tij.
Në Krujë janë 23 të vdekur nga tërmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.