Tërmeti i rënë dy ditë më parë ishte shkatërrimtarë, sidomos për shumë banesa në Durrës e në Thumanë.
Ndërkohë pa dëme nuk është ndarë edhe Shkozeti i qytetit të Durrësit, ku një fabrikë alumini është shembur plotësisht.
Pronari i kësaj fabrike mbeti për rreth 4 orë nën rrënoja. Report Tv ka siguruar edhe pamjet e momentit kur është shpëtuar pronari i fabrikës.
“Këtu ishte dëmi më i madh. Pronari i kompanisë mbeti nën rrënoja për katër orë. Shyqyr zotit sot është mirë. Ka plasaritje të mëdha të strukturave të kompanisë. vetëm dëme materiale. Ka shumë dëme. Puna nuk vijon dhe duhet të shikojmë si është gjendja gjithçka është pezulluar.” tha një punonjëse e fabrikës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.