Pas ceremonisë së ngritjes së Flamurit në Vlorë për 107-vjetorin e Pavarësisë, Presidenti Meta ka kërkuar që politika duhet të jetë gjithmonë bashkë për çështje të rëndësishme.
“Sot nuk është ditë për të festuar por një ditë për të nderuar flamurin kombëtar. Të angazhohemi për të shëruar plagët e gjithë atyre familjeve që janë dëmtuar në një mënyrë të jashtëzakonshme nga ky tërmet dhe të jemi pranë atyre që kanë humbur të afërmit. U goditëm drejtpërdrejtë nga tërmeti”.
“Politika duhet të jetë gjithmonë bashkë për çështjet më të rëndësishme të vendit tonë por sot në këto rast duhet të jetë dhe jam i bindur që do jetë si asnjëherë tjetër, por duhet të jetë edhe nesër për të përmbushur të gjithë ato që kërkon BE”, tha Meta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.