×
  • Lajme
  • Shqipëria

    LAJMI I FUNDIT: Shqipëria goditet nga një tërmet 5.1 ballësh

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 11:58

    Nuk ka të qetësuar toka në Shqipëri. Para pak minutash ëshë shënuar edhe një tërmet i fuqishëm me 5.1 ballë.


    Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare njofton se ky tërmet ka ndodhur në ora 10:52 minuta, shkruan Reporteri.net.

    Kurse dy tërmete më të vogla u shënuan pas orës 10 të mëngjesit.

    EMSC njofton se e para ka ndodhur në ora 10:22 minuta me magnitudë 3.3 ballë, kurse tjetra në ora 10:25 minuta pak më e fuqishme prej 4 ballësh, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se nga tërmeti 6.4 ballësh që goditi Shqipërinë të martën në mëngjes deri tani kanë mbetur të vdekur 40 persona, kurse mbi 600 persona janë lënduar e dhjetra banesa janë shkatërruar e bërë të pabanueshme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!