×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edi Rama bën thirrje: Mos dërgoni më ndihma ushqimore dhe rroba

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 12:16

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka bërë thirrje që të mos dërgohen më ndihma  ushqimore dhe rroba për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.


    Ai thotë se kanë ardhur pafund dhe hapësirat për maganizimin e tyre po shterren, shkruan Reporteri.net

    Rama ndërkaq thotë se nuk ka vjedhje ndihmash as shitje të tyre siç është raportuar së fundmi.

    Postimi i tij:

    JU LUTEM?

    JU LUTEM MOS DERGONI ME NDIHMA USHQIMORE DHE RROBA?Kanë ardhur pafund dhe hapësirat e magazinimit po shterren. Në Portin e Durrësit s’ka më kapacitet për depozitimin e tyre dhe nevoja është përmbushur e tejkaluar, falë shumë njerëzve, sipërmarrjeve, organizatave, institucioneve brenda e jashtë!

    FALEMINDERIT SHUMË, ME ZEMËR, POR JU LUTEM MIRËKUPTIMIN TUAJ?

    JU LUTEM MOS DËGJONI ata që spekullojnë me episode sporadike konfuzioni të natyrshëm në situatën e jashtëzakonshme ku jemi?

    NUK KA VJEDHJE NDIHMASH e as SHITJE NDIHMASH, në asnjë lloj niveli shqetësues, por bëhet fjalë për episode krejt të parëndësishme për nga përmasa, në LUMIN E NDIHMAVE të solidaritetit fantastik?

    JU LUTEM kuptoni se problemi i emergjencës fillestare të ushqimit dhe veshmbathjes se fatkeqëve, është tanimë i zgjidhur dhe i tejkaluar FALË JUSH?

    JU LUTEM SOLIDARIZOHUNI PËR TË PËRBALLUAR LUFTËN E VERTETË për strehimin e tyre dinjitoz?

    Kontribuoni me një shumë sado modeste, SIPAS MUNDËSISË SUAJ në adresën unike e-albania.al/dhuro dhe JU LUTEM, MOS DËGJONI TË PAUDHËT që hedhin dyshime e mbjellin mërzi mbi kupën e shpirtit tuaj të dëshpëruar, duke aluduar lloj-lloj ligësish e pabesish…

    JU LUTEM BESOJENI, KY ËSHTË MOMENTI YNË I BALLAFAQIMIT ME ZOTIN E SHQIPTARËVE dhe nuk është ora e kujtdo që e mohon atë Zot, duke bërë politikë apo kallur mërzinë e vogëlsisë së vet, në SHPIRTIN TUAJ BUJAR?

    e-albania.al/dhuro

    ZOTI BEKOFTË SHQIPËRINË e JU TË GJITHË dhe frenoftë gjuhën e kujtdo s’di çfarë flet në këtë ORË SPROVE TË RËNDË për forcën e zemrës sonë?

    https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157201478486523

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!