Disa banorë që kanë ardhur nga Shqipëria në Kosovë, janë duke u ankuar se nuk po strehohen nga institucionet në Kosovë.
Ata pretendojnë se në fillim u ishte thënë se ka vend për strehim në Kosovë, por pasi kanë ardhur, objekti i paraparë për strehim të personave nga Shqipëria nuk po i zë më.
Sipas asaj që raporton Klan Kosova objekti i përcaktuar nga Qeveria e Kosovës nuk po i zë më shumë se 500 persona.
“Kemi ardhur që të strehohemi, por këtu thonë se nuk ka vend se është mbushur”, thotë një person që me gjithë familjen ka ardhur nga Shqipëria në Kosovë.
“Rrugëve të Durrësit dhe rrugëve këndej në Kosovë, na bëni ndonjë zgjidhje se kemi edhe fëmijë”, thotë një grua tjetër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.