×
  • Sport
  • Sport

    Dybala afër të rinovoi kontratën e re me Juventusin

    Reporteri
    14 Dhjetor 2019 | 20:27

    Mediat në Itali raportojnë se Paulo Dybala është në bisedime me Juventus për të firmosur një marrëveshje të re.


    Argjentinasi ishte i gatshëm të largohej nga Torino gjatë afatit kalimtar të verës, pasi nuk ishte zgjedhje e parë, shkruan Reporteri.net.

    Manchester United dhe Tottenhami thuhet se ishin të interesuar ta sillnin sulmuesin në Premierligë, por asnjë klub nuk mund të arrinte në një marrëveshje për 26-vjeçarin.

    Dybala ka qenë i rregullt për Juve këtë sezon – duke kontribuar me shtatë gola dhe pesë asistime në 19 paraqitje – dhe sipas Calciomercato , sulmuesi tani është në linjë për një kontratë të re.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!