×
  • Sport
  • Sport

    Gattuso nuk ia fillon mirë me Napolin, befasohet nga Parma

    Reporteri
    14 Dhjetor 2019 | 20:40

    Gennaro Gattuso e ka nisur me humbje aventurën e tij si trajner i Napolit.


    Në shtëpi Napoli pësoi me rezultat prej 2 me 1 ndaj Parmës.

    Parma e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e katërt të ndeshjes përmes Kulusevskit.

    Kurse shifrat Napoli i barazoi përmes Milikut në minutën e 64.

    E golin e fitores për Parmën e shënoi Gervinho në minutën e 90+3.

    Napoli tani ka 21 pikë dhe mban vendin e tetë, derisa Parma në një pozitë më lartë ka 24 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!